Prishtinë, 28 Maj, NOA – Eshtë koha që UNMIK-u ta përmbyllë gradualisht misionin e tij në Kosovë.
Një fakt të tillë, presidenti kosovar Fatmir Sejdiu, ia ka komunikuar përfaqësuesit të Sekretarit të Përgjithshëm të Organizatës së Kombeve të Bashkuara në Kosovë, Lamberto Zannier.
Duke e falënderuar gjithsesi Zannierin për rolin e UNMIK-ut që nga vendosja e këtij misioni në Kosovë, ai tha se ka ardhur koha që këtij misioni gjithsesi, ti vijë fundi dhe kjo për shkak të sigurisë që ky shtet i ri ofron tashmë.
Duke e cilësuar investimin ndërkombëtar në Kosovë si një histori të suksesshme, Sejdiu tha se duhet punuar që në një të ardhme të afërt, me shtimin e njohjeve, Kosova të bëhet anëtare e Organizatës së Kombeve të Bashkuara.
n.e/NOA