Shba Dënon Sulmet Kamikaze Në Dy Xhamitë E Lahores Në Pakistan
UASHINGTON, 28 maj /ATSH-AFP/ - SHBA-ja dënoi sot sulmet e njëpasnjëshme të ndodhura gjatë pjesës së parë të ditës në dy xhami të minoritetit ahmadi, në qytetin pakistanez Lahore, ndërkohë që bilanci i viktimave nga sulmet arriti në rreth 80 të vdekur dhe dhjetëra të plagosur.
''E dënojmë këtë dhunë të përgjakshme kundër personave të pafajshëm. Dënojmë gjithashtu çdo lloj dhune, e cila ka si shënjestër cilindo grup fetar apo sekt besimi, ndër të cilët edhe komuniteti ahmadi", deklaroi gjatë një konference për shtyp zëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetit, Philip Crowley.
Sot rreth 70 persona, sipas bilancit fillestar, mbetën të vdekur sot dhe dhjetëra të tjerë u plagosën nga disa sulme dhe atentate të njëpasnjëshme, të kryera nga disa kamikazë në dy prej xhamive të një sekti minoritar islam në Lahore, qytet lindor i Pakistanit, njoftoi sot një zyrtar i bashkisë së Lahores, gjatë një interviste të transmetuar drejtpërdrejt në një prej televizioneve lokale pakistaneze./
/i.p/