English

Shba - Kongresi Voton Ligjin Që I Jep Fund Tabusë Homoseksuale Në Ushtri

UASHINGTON, 28 maj /ATSH-AFP/ - Dhoma amerikane e Përfaqësuesve dhe Komisioni i Mbrojtjes në Senatin amerikan miratuan dje një tekst që parashikon anulimin e ligjit që pengon ushtarakët homoseksualë të zbulojnë orientimin e tyre seksual pa dënimin se mund të përjashtohen nga ushtria. Dhoma e Përfaqësuesve miratoi ligjin me 234 vota kundër 194 në projektligjin e financave për vitin 2011 për Pentagonin. Në Senat, të zgjedhurit e komisionit të Mbrojtjes miratuan masën, kryesisht në kuadër të projektligjit për financat me 16 vota pro dhe 12 kundër. Teksti duhet të miratohet nga Senati. Rezultat i një kompromisi të arritur më 1993 mes presidentit Bill Clinton, Kongresi dhe ushtria, ligji i quajtur "mos kërko gjë, mos thuaj asgjë'' ju kërkon ushtarëve homoseksualë të mos zbulojnë orientimet e tyre seksuale, nën dënimin e përjashtimit nga ushtria./ /ec/ a.jor.
KOMENTE