Shba: Pheniani Të Heqë Dorë Nga Qëndrimi Provokues Ndaj Seulit
UASHINGTON, 28 maj /ATSH-AFP/ - Koreja e Veriut duhet t'i japë fund deklaratave dhe akteve të saj provokuese ndaj Koresë së Jugut, deklaroi sot ambasadorja e SHBA-së në OKB, Susan Rice duke theksuar se një qëndrim i tillë mund të rëndojë situatën.
Këto deklarata u bënë pasi Pheniani vendosi të shkëpusë marrëdhëniet dypalëshe me Seulin dhe lëshoi të mërkurën kërcënime të tjera kundër jugut që e ka akuzuar zyrtarisht për mbytjen e një prej anijeve të saj.
"Besoj se Koreja e Veriut duhe t'i japë fund deklaratave dhe akteve provokuese dhe të ndalojë çdo agresion tjetër që mund të rëndojë situatën'', theksoi Rice për CNN duke nënvizuar se reagimet e Koresë së Jugut mbeten shumë të përgjegjshme dhe të matura në atë që është bërë deri tani.
Kjo krizë e re u shkaktua për shkak të publikimit javën e kaluar të një hetimi ndërkombëtar që akuzon Korenë e Veriut për mbytjen e anijes ''Cheonan'', ku si pasojë humbën jetën 46 marinsa koreanojugorë./
/ec/ a.jor.