English

Shpërthen treni në Indi, mbi 65 të vrarë dhe 200 të plagosur

Kalkuta, 28 Maj, NOA - Së paku 65 njerëz të vrarë dhe mbi 200 të plagosur është bilanci i një shpërthimi të shkaktuar në një tren sot në Indi.

Kështu, mediat vendase bëjnë me dijeni se nga përplasja e dy trenave në Indi është shkaktuar një katastrofë e vërtetë njerëzore, ndërsa sqarojnë se përplasja ndodhi pasi njëri prej trenave të pasagjerëve doli nga shinat si rezultat i një shpërthimi.

Aksidenti mësohet se ka ndodhur në qytetin e Kalkutës, ndërsa pritet rritje e mëtejshme e numrit të viktimave të tij.

Ende nuk dihet se kujt i ka interesuar ky shpërthim, ndërsa qarkullojnë informacione që dëshmojnë se shpërthimi ishte vepër e grupit maoist.

n.e/NOA

KOMENTE