English

Shqipëri-Çeki, marrëveshje për kontrollin e ndërtimeve

Pragë, 28 maj, NOA – Ndërtimet në Shqipëri do të jetë të monitoruara dhe nga Qendra e Inxhinierisë së Ndërtimit dhe Zyrës së Metrologjisë, Standardeve dhe Testimit të Pragës në Çeki.

Kjo gjë do të bëhet e mundur falë një memorandumi bashkëpunimi që ka nënshkruar më këtë institucion, Instituti i Ndërtimit në Shqipëri. Marrëveshja është firmosur gjatë një vizite pune që drejtues të Institutit të Ndërtimi zhvilluan në Çeki gjatë ditëve të fundit.

Drejtori i Instituti të Ndërtimit, Artur Roshi ne fjalën e tij gjatë nënshkrimit te këtij memorandumi tha se qeveria shqiptare ka krijuar një terren pro-biznesi dhe pro-investimeve.

“Investitorët kërkojnë garanci për cilësinë e investimeve të tyre, që do të thotë që kërkojnë garanci për cilësinë e produkteve të ndërtimit, dhe kjo cilësi mund të sigurohet vetëm përmes testimeve dhe sigurisë së lartë të matjeve”, tha ai.

Duke u ndalur në miratimin e memorandumit, Roshi tha se ky dokument do të ndihmojë laboratorët shqiptarë të rrisin cilësinë e tyre teknike.

Por nga ana tjetër ky bashkëpunim do të rrisë dhe cilësinë e kualifikimit të personelit në laboratorët shqiptarë.

“Unë kam bindjen e thellë se Instituti i Ndërtimit i Shqipërisë do të jetë në gjendë të bëjë testime me siguri të lartë matjeje dhe se do të synojë të jetë komponent serioz në Ballkan për këtë fushë” përfundoi fjalën e tij Roshi.

Bashkëpunimi konsiston në: kryerjen e punëve kërkimore te përbashkëta për të zhvilluar disa standarde, qofte primare, qofte sekondare në disa fusha.

Po ashtu pjesë e marrëveshjes është kryerja nga të dyja palët të testimeve krahasuese ndërlaboratorike midis Institutit të Ndërtimit dhe Qendrës se Inxhinierisë së Ndërtimit.

Testimi i materialeve të ndërtimit të Institutit të Ndërtimit ne Qendrën e Inxhinierisë se Ndërtimit.

Pikë tjetër është pjesëmarrje ne seminare, uorkshope e kurse trajnuese te organizuara nga te dyja palët dhe shkëmbimi i publikimeve dhe studimeve të kryera.

Gjithashtu në marrëveshje është rënë dakord për shkëmbimi i informacionit në fushën e strukturës dhe funksionimit në sistemin kombëtar të testimit dhe të legjislacionit për sigurinë e jetës. Pjesë e marrëveshjes është dhe shkëmbimi i informacionit në fushën e zhvendosjes se direktivave dhe rregullores së BE-së në legjislacionin kombëtar.

m.xh/NOA

KOMENTE