Tiranë, 28 Maj, NOA – Teatri Kombëtar feston 65-vjetorin e tij, e në këtë kuadër, janë parashikuar një sërë aktivitetesh nga përfaqësuesit e këtij institucioni të rëndësishëm kulturor të vendit tonë.
Kështu, burimet zyrtare të ministrisë së Kulturës bëjnë me dijeni për agjencinë e Lajmeve NOA se festimet me këtë rst përmbajnë një simpozium me diskutime 30, organizuar nga drejtori i Teatrit Kombëtar, Kristaq Skrami, pasuar me një përshëndetje të veçantë nga ministri i Kulturës, Ferdinand Xhaferaj.
Më tej, regjisori dhe dramaturgu i njohur Mihallaq Luarasi do të referojë mbi aktrimin dhe individualitetet artistike të institucionit të Teatrit Kombëtar, duke u pasuar nga kritiku i artit Adriatik Kallulli, i cili do të flasë për regjinë dhe skenografinë në dramaturgjinë kombëtare.
Në fund, do të shfaqet edhe një film dokumentar mbi historikun e Teatrit Kombëtar.
n.e/NOA