Durrës, 28 Maj, NOA – “Heroi ynë kombëtar, Gjergj Kastriot Skënderbeu, ishte poeti i diplomacisë shqiptare”.
Me këto fjalë e ka vlerësuar figurën e Skënderbeut, presidenti Bamir Topi, gjatë fjalimit të mbajtur sot në Durrës në konferencën me temë "Historia dhe imazhi i Skënderbeut".
"Për shqiptarët Skënderbeu është emocion, krenari dhe model i përjetshëm, ose siç thoshte Kuteli: "Skënderbeu tek ne do të thotë bar, lule, mal, fushë do të thotë gjithçka dhe prandaj në fëmijëri jemi rritur me tregimet për të, në rini jemi mburrur me bëmat e
tij, ndërsa në pleqëri nuk mundemi veçse ta admirojmë", theksoi në fjalën e tij, Topi.
Më tej, ai shtoi se shqiptarët, si çdo popull tjetër duhet ta njohin thellë dhe me profesionalizëm historinë e tyre, sepse ai që nuk e njeh atë, është i fat-thënë të gabojë, por gjithashtu i privuar të mos e përfytyrojë siç duhet të ardhmen e tij.
n.e/NOA