Turqi - Reforma Kushtetuese Nis Shqyrtohet Nga Gjykata Më Tre Qershor
ANKARA, 28 maj /ATSH-ANSA/ - Gjykata Kushtetuese turke do të fillojë më tre qershor të shqyrtojë kërkesën e 14 majit të partisë Republikane të Popullit për të bllokuar një reformë të Kushtetutës që është kërkuar nga partia Drejtësi dhe Zhvillim (AKP) e kryeministrit Tyyip Erdogan, njoftoi agjencia e lajmeve Anadolli duke cituar një deklaratë të presidentit të Gjykatës Kushtetuese, Hasim Kilic.
Kërkesa për shqyrtim në Gjykatën Kushtetuese u nënshkrua nga 110 deputetë, 97 të partisë CHP, shtatë të pavarur, gjashtë të Partisë së majtës demokratike (DSP) dhe një i partisë Demokratike (DP)
CHP është kundër reformës me argumentin se, nëse ajo do të aprovohet, AKP-ja do ta konsolidonte më shumë pushtetin në dëm të magjistraturës dhe të forcave të armatosura, këto të fundit tradicionalisht mbrojtësit e laicitetit të Shtetit turk, themeluar nga Qemal Ataturk.
/e.v/