Tiranë, 28 Maj, NOA – Shtetet e Bashkuara të Amerikës shprehin shqetësimin për rrëzimin nga parlamenti të kandidaturës së Vangjel Kostës, i cili u propozua pak ditë më parë nga presidenti Bamir Topi, në postin e anëtarit të Gjykatës Kushtetuese.
Një fakt të tillë e ka pohuar përfaqësuesi zyrtar i tyre në Tiranë, John Uithers, gjatë konferencës së titulluar “Gjykatat në demokraci”, duke pohuar se “mënyra sesi është marrë ky vendim, është çuditëse”.
Uithers ka theksuar më pas se ky vendim nuk ishte transparent dhe se ai ka lënë dyshim tek interpretimi politik që parlamenti u bën dekreteve që mbërrijnë nga Presidenca.
n.e/NOA