English

Urgjent - Indi - Të Paktën 65 Të Vdekur Pas Daljes Nga Shinat Të Një Treni

NJU DELHI, 28 maj /ATSH-AFP/ - Të paktën 65 persona humbën jetën pas daljes nga shinat të një treni të itinerarit Kalkuta-Bombei, në perëndim të Indisë, njoftuan burime policore. ''Dderi tani janë gjendur 65 trupa të pajetë'', deklaroi inspektori i policisë së Bengalit Perëndimor, Surajit Kar Purakayastha. "Ekzistojnë mundësitë për gjetjen e trupave të tjerë'', shtoi ai. Aksidenti ndodhi në orën 08:00 GMT në distriktin e Midnaporit Perëndimor, bastion i maoistëve, 135 kilometra në perëndim të Kalkutës./ a.jor.
KOMENTE