English

Vlorë: Mot Me Vranësira, Kushte Të Pafavorshme Lundrimi

VLORË, 28 maj/ATSH-H.Koçi/.- Moti në gjirin detar të Vlorës sot parashikohet me vranësira të ndërrueshme që do të shoqërohen me reshje lokale e të përkohshme shiu, ndërsa vlerat e temperaturave po shënojnë rënie të lehtë krahasuar me një ditë më parë. Ndryshimi i drejtimit të erës dhe rritja e intensitetit të saj, ka përkeqësuar kushtet e lundrimit, të cilat do të jenë të pafavorshme për peshkarexhat. Ndryshimi i situatës meteorologjike, sipas burimeve të Kapitenerisë së Portit të Vlorës, erdhi si rrjedhojë e ndryshimit të drejtimit të erës një ditë më parë. Burimet bënë të ditur për ATSH-në se, sot era do të ketë drejtimin në kuadratin Jug-Jugperëndim, me shpejtësi që do të variojë nga 4-6 m/sek, deri në 8-10 m/sek në afërsi të bregut të detit. Temperaturat e ajrit do të arrijnë vlerat maksimale në 24-26 gradë celsius dhe ato minimale në 13-15 gradë celsius. Valëzimi parashikohet të jetë 1-2 ballë brenda gjirit detar dhe 5-6 ballë në det të hapur./n.m/
KOMENTE