English

Wen Jiabao: Pekini Nuk Do T'I Mbrojë Përgjegjësit E Mbytjes Së Anijes Koreanojugore

SEUL, 28 maj /ATSH-AFP/ - Kina nuk do t'i mbrojë përgjegjësit e mbytjes së anijes koreanojugore, sipas një hetimi ndërkombëtar, deklaroi sot kryeministri kinez, Wen Jiabao, cituar nga një zyrtar koreanojugor. Kryeministri kinez në vizitën në Seul i bëri këto deklarata gjatë një takimi me presidentin koreanojugor, Lee Myung-Bak, sipas zëdhënësit të presidencës. Sipas përfundimeve të një hetimi ndërkombëtar, një silur i lëshuar nga një nëndetëse koreanoveriore është shkaku i mbytjes së anijes ushtarake ''Cheonan'', më 26 mars, ku si pasojë humbën jetën 46 marinarë./ /ec/ a.jor.
KOMENTE