English

Zëri, më seksi se trupi për të tërhequr një mashkull

Londër, 28 Maj, NOA – Shumë njerëz ndoshta nuk kanë për ta besuar, por ja që është e vërtetë: Në shumicën e rasteve, zëri i një femre mund të rezultojë më seksi se trupi i saj për tërheqjen e një mashkulli.

Kjo do të thotë se mjafton intonacioni i duhur i zërit dhe zgjedhja e pak fjalëve të duhura për t’i rënë në kokë një mashkulli, më mirë madje se të përpiqesh ta tundosh me veshje eksituese apo veprime erotike në shtrat.

Një fakt të tillë e pohon një studim i kolegjit Albright në Britaninë e Madhe, sipas të cilit, zëri është një indikator vendimtar në tërheqjet seksuale ndërmjet gjinive të kundërta.

Kështu, në eksperimentin e zhvilluar në këtë kolegj kanë marrë pjesë 45 studentë, të racave të ndryshme, 20 meshkuj dhe 25 femra, mosha mesatare e të cilëve është 21.6 vjeç, të cilët nuk janë parë me njëri-tjetrin por veç kanë komunikuar me Skype.

Dhe u vu re, se aty ku zëri ishte më i ulët, tërheqja seksuale ishte më e lartë.

Studimi arriti në përfundimin se zëri i ulët është atraksion për femra tërheqëse dhe se ai flet për një femër me karakter të fortë, megjithëse edhe ngritja e zërit në raste të caktuara ka efekte pozitive ndaj tërheqjes mashkullore.

n.e/NOA

KOMENTE