Tiranë, 29 Maj, NOA Update – “Demokratët e vërtetë janë ata që në një moment të caktuar e pranojnë dhe janë të vetëdijshëm se kanë humbur zgjedhjet”.
Kështu ka pohuar gjatë mbledhjes së organizuar në Tiranë nga Internacionalja Socialiste, sekretari i Përgjithshëm i saj, Luis Ajala, duke shtuar se ai gjendet në Shqipëri “pasi duam të dihet se kush janë humbësit dhe fituesit në zgjedhje, kur ende nuk ka një rezultat të qartë të tyre”.
“Jam i inkurajuar nga përballja e socialistëve me skenarin e zgjedhjeve”, tha ai më pas, duke mbështetur kështu nismën e tyre ekstreme të grevës së urisë, si edhe protestat e vazhdueshme të kohëve të fundit kundër qeverisë.
“Unë po pres se kur do të kemi lëvizjen e aktorëve të tjerë politikë dhe jemi këtu për të shoqëruar një proces i cili kërkon patjetër zgjidhje”, parashtroi më tej gjatë fjalës së tij, kreu i Internacionales Socialiste.
Duke referuar në diskutimin e tij, ai e ka parë situatën e rënduar politike në Shqipëri, si pjesë e një problematike të thelluar aktuale në të gjithë rajonin e Evropës Juglindore.
n.e/NOA