English

Aksident me vdekje në superstradën Tiranë-Durrës

Tiranë, 29 Maj 2010 NOA – Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në superstradën Tiranë-Durrës, me pasojë vdekjen e një kalimtareje.

Burime policore në vendngjarje thanë se Miranda Cenaj, rreth 35 vjeçe nga Tirana, ka gjetur vdekjen ndërsa përpiqej të kalonte më këmbë në anët e superstradës.

Një makinë e ka përfshirë në rrota viktimën duke i shkaktuar vdekje të menjëhershme.

Në vendngjarje kanë mbërritur forca policore për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.

r.n/NOA Vijon....

KOMENTE