English

Aksidenti në Tiranë-Durrës, e ndjera i preu rrugën mjetit

Tiranë, 29 Maj 2010 NOA Update – Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në superstradën Tiranë-Durrës, me pasojë vdekjen e një kalimtareje.

Burime policore në vendngjarje thanë se Miranda Cenaj, rreth 35 vjeçe nga Tirana, ka gjetur vdekjen ndërsa përpiqej të kalonte më këmbë në anët e superstradës.

Një makinë e ka përfshirë në rrota viktimën duke i shkaktuar vdekje të menjëhershme. Në vendngjarje kanë mbërritur forca policore për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.

Sipas hetimeve paraprake, një makinë tip Wolksvagen me targa DR 1794 F, e drejtuar nga Gerard Myzeqari, 29 vjeç, ishte duke udhëtuar me mjetin e tij kur ndodhi aksidenti.

Hetimet flasin për një prerje të rrugës nga këmbësorja pasi e ndjera ka dashur të përshkojë rrugën nga trafiku ndarës me beton për në anën tjetër.

Policia ka shoqëruar drejtuesin e mjetit dhe thotë se po kryen hetime për të sqaruar plotësisht rrethanat e këtij aksidenti.

r.n/NOA

KOMENTE