Zhengzhou, 29 Maj, NOA - Imazhet të tmerrshme dhe tronditëse vijnë nga Kina. Një nënë pasi u akuzua për vjedhjen e një telefoni celular ka hedhur djalin e saj, bebe në rrugë dhe e ka goditur me shqelma.
Ngjarja ka ndodhur në Kinë në Zhengzhou, provincë e Henan. Dy gra me fëmijët e tyre, janë ndaluar në qendër të qytetit, pasi janë akuzuar nga një studente se i kishin vjedhur telefonin.
Në grindje e sipër një nga dy nënat e akuzuara (kjo që shikoni në foto) hedh përtokë fëmijën duke e goditur me shqelma në shenjë proteste.
Ardhja e policisë ka qetësuar gjendjen, ndërsa fëmija është lënë në tokë për rreth gjysmë ore duke qarë. Të dy të dyshuarat janë arrestuar pas dëshmisë për plaçkitje.
Ndërsa fëmija ka shpëtuar mrekullisht i padëmtuar.
a.k/NOA