English

Axhenda Ndërkombëtare 29 Maj 2010

-------------------------------------------------------------- NGJARJE KRYESORE ------------------------------ NJU ORLINS - Ndjekje e përpjekjeve për ndalimin e rrjedhjes së naftës shkaktare e një shtrese nafte në brigjet jugore të Shteteve të Bashkuara. Barack Obama njoftoi trefishimin e efektivave të dislokuar në rajonet bregdetare të Gjirit të Meksikës të prekura nga shtresa e naftës, më e rënda në historinë e Shteteve të Bashkuara. NIKOZI/GAZA/ASHDOD (Izrael) - Flottilja ndërkombëtare propalestineze e ngarkuar me ndihma për banorët e Gazës pritet të dalë nga ujërat ndërkombëtare në afërsi të Qipros. Qeveria izraelite njoftoi se parashikon lokalizimin e flotiljes dhe drejtimin e saj për në portin izraelit Ashdod. TË TJERA -------------- NJU JORK (OKB)/TEHERAN/JERUSALEM - Ndjekje e reagimeve pas marrëveshjes së arritur dje në konferencën për Traktatin e mospërhapjes së armëve bërthamore (TNP), e para që prej 10 vjetëve, që ka të bëjë kryesisht me çarmatimin dhe me krijimin e një zone përjashtimi të armëve bërthamore në Lindjen e Mesme. SEUL - Ndjekje e krizës koreane ndërkohë që sipas kryeministrit kinez Wen Jiabao, i cituar të premten nga Seuli, Kina nuk do të mbrojë përgjegjësit e mbytjes së një anijeje lufte koreanojugore, sipas një hetimi ndërkombëtar, nga goditja e një silure koreanoveriore. SARDIHA (Indi) - Ndjekje e situatës ndërkohë që të paktën 90 persona kanë vdekur prej daljes nga shinat të një treni ekspres të linjës Kalkuta-Bombei dje në mëngjes në lindje të Indisë, një tragjedi për të cilën policia fajësoi rebelët maoistë të cilët ndërmorën një akt sabotazhi. LAHORE (Pakistan) - Ndjekje e situatës pas vdekjes së 80 personave në Lahore, në lindje të Pakistanit, nga sulmet e njëkohshme të disa kamikazëve të armatosur rëndë në dy xhami të një sekti shumë të rrallë të islamit, ahmadëve. PRAGË - Dita e dytë dhe e fundit e zgjedhjeve legjislative të dominuara nga situata ekonomike: sondazhet favorizojnë socialdemokratët e Jiri Parubekut, përballë të djathtës liberale të Petr Necas. Qendrat votimit hapen në orën 06:00 dhe mbyllen në orën 14:00. SARAJEVË - Konferencë rajonale për Ballkanin ku do të marrin pjesë presidentët e Serbisë, Boris Tadiç, Kroacisë Ivo Josipoviç, Malit të Zi Filip Vujanoviç dhe presidenti i radhës i presidencës boshnjake Haris Silajxhiç. OSLO - Zhvillohet sot nata finale e Eurovizionit. Fillimi në orën 19:00, rezultatet rreth orës 22:00. LISBONË - Manifestim kombëtar me thirrjen e konfederatës së sindikatës CGTP për të protestuar kundër masave të rrepta ekonomike të vëna në zbatim nga qeveria socialiste për rimëkëmbjen e deficitit (14:00). BUDAPEST - Ceremonia e betimit të kryeministrit Viktor Orban dhe qeverisë së tij. RIO DE ZHANEIRO - Dita e fundit e Forumit të Tretë Botëror të Aleancës së Civilizimeve që synon afrimin mes popujve të kulturave dhe feve të ndryshme, në prani të sekretarit të përgjithshëm të OKB-së. /I.Pu.
KOMENTE