Bumçi: Institucionet Demokratike Nuk Japin Ultimatume Ndaj Një Vendi Të Lirë
TIRANË, 29 Maj/ATSH-Maela Marini/.- Deputeti i Partisë Demokratike, Aldo Bumçi, deklaroi sot se "ndaj kësaj maxhorance nuk ka ultimatume nga asnjë institucion apo vend i lirë në Europë dhe në botë".
Në një deklaratë për shtyp, z. Bumçi tha se 'Edi Rama ka trilluar kur ka thënë se në darkën e Strasburgut është lëshuar ultimatum ndaj maxhorancës".
Bumçi theksoi se "institucionet demokratike nuk japin kurrë ultimatume ndaj një maxhorance demokratike dhe një vendi të lirë, pasi ultimatumet dhe dialogu përjashtojnë njëri-tjetrin".
"Eshtë e vërtetë se gjatë një viti z. Rama dhe bllomenët e rinj i kanë lejuar vetes t'i adresojnë një seri ultimatumesh maxhorancës aktuale. Nga kampusi 19 ditor i ngritur në bulevardin kryesor të Tiranës u adresuan një seri e pafund ultimatumesh ndaj maxhorancës qeverisëse. Por, greva e urisë së bllokmenëve të rinj u injorua tërësisht nga mbarë shqiptarët dhe bota", tha ai. /a.ke/