English

Çeki - Zgjedhje - Vazhdon Numërimi I Votave, Deri Tani Shumicë E Partive Të Djathta

PRAGË, 29 maj /ATSH-ANSA/ - Në krye të zgjedhjeve politike në Republikën Çeke rezultojnë të jenë socialdemokratët (Cssd), por të cilët nuk kanë arritur shumicën e nevojshme për të qeverisur vendin, ndryshe nga partitë e qendrës së djathtë të cilat kanë numrat e nevojshëm për të krijuar një koalicion qeverisës. Janë këto rezultatet pas numërimit të 61 për qind të fletëve të votimit. Socialdemokratët kanë marrë deri tani 23.3 për qind të votave dhe konservatorët e ODS-së (Demokratët Civik) 19.2 për qind të votave të numëruara deri tani. Por nga këto të dhëna nuk bëjnë ende qytetet e mëdha si Praga dhe Brno. Sipas parashikimeve, partia e re konservatore "Top 09" e ish-ministrit të Jashtëm Karel Schwarzenberg ka marrë 15.3 për qind të votave dhe partia tjetër e re "Punët Publike" (VV, e qendrës) ka marrë deri tani 10.9 për qind. Ndërsa Komunistët (Kcsm) kanë arritur deri në 12 për qind. Së bashku, tre partitë e qendrës së djathtë arrijnë, deri tani, në 45.5 për qind të votave. Përkthyer në vende në parlament, 200 gjithsej, partia Cssd arrin të marrë 59, Ods 51, "Top 09" 39 vende, VV 23, dhe Kscm 28 vende. Partitë e djathta në tërësinë e tyre arrijnë një shumicë me 113 vende, kundër 87 të partive të majta. Sipas statistikave të institutit Sc+C, të rinjtë kanë votuar për partitë e djathta dhe të moshuarit për partitë e majta. Të rinjtë të moshave 18 dhe 21, të cilët kanë votuar për herë të parë, e kanë dhënë votën e tyre për partitë "Top 09" (29%), Ods (18%) dhe Vv (15%). Për socialdemokratët kanë votuar vetëm 9 për qind e të rinjve. /e.v/
KOMENTE