English

Deti me naftë, “British Petrolium” po përpiqet për bllokimin e derdhjes

Uashington, 29 Maj, NOA - Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barak Obama ndodhet në shtetin Luiziana për të parë nga afër sesi kompania “British Petrolium” po punon për të ndalur derdhjen e naftës në det.

E konsideruar si më e madhja në historinë amerikane, për ndalimin e derdhjes në fjalë ka një angazhim të madh nga kompania “British Petrolium”, kjo edhe pas kritikave që Obama u ka bërë drejtuesve të saj, duke deklaruar se ata janë fajtorët dhe përgjegjësit e kësaj fatkeqësie natyrore.

Nga ana e tyre, ata kanë bërë me dijeni se “BP” sot po vazhdon të pompojë një sasi të lëngshme balte në pusin e Gjirit të Meksikës pas së cilës do të përdoret çimento për të bllokuar çarjen.

Kreu ekzekutiv i BP-së, Toni Hejuard, tha se kompania ka pompuar edhe gomë dhe materiale të tjera në pus dhe se do të duhen edhe rreth 48 orë, para se “British Petrolium” të konfirmojë nëse kjo metodë do të dalë me sukses.

n.e/NOA

KOMENTE