English

Durrës: Aksident Rrugor Në Autostradë, Humb Jetën Një 35 Vjeçare

DURRES, 29 Maj/ATSH/G. Kabashi/- Një 35 vjeçare ka humbur jetën mbrëmjen e së shtunës në një aksident rrugor në Qarkun e Durrësit. Burime zyrtare nga Policia e Qarkut bënë të ditur për ATSH-në se, aksidenti i rëndë ndodhi në autostradën Tiranë- Durrës, në një zonë afro 8 kilometra larg Durrësit. Sipas policisë, shtetasja Miranda Çeno, 35 vjeç është aksidentuar nga një makinë autoveturë tip Golf, ndërsa tentonte të kalonte nga njëri krah i rrugës në tjetrin, e për pasojë ka gjetur vdekjen e menjëherëshme. Nga të njëjtat burime mësohet se, forcat e policisë që shkuan në vendin e ngjarjes, pasi kryen veprimet e para proceduriale bënë shoqërimin e shtetasit Gerard Myzeqari, 20 vjeç nga Shijaku, i cili drejtonte mjetin me targa DR 1794 F. a.m
KOMENTE