Elbasan: Gjendet I Vrare 55-Vjeçari, Policia Nis Kerkimet Per Kapjen E Autorit
ELBASAN, 29 Maj /ATSH-Miranda Sadiku/.- Një 55- vjeçar është gjetur i vrarë në orët e vona të një nate më parë, shumë pranë Doganës së qytetit.
Zëdhënësja e Policisë, Valbona Begu, tha për ATSH-në se "55- vjeçari Gëzim Alikaj është gjetur nga banorë të zonës i shtrirë në rrugë. Menjëherë në vendin e ngjarjes ka shkuar Policia dhe ka konstatuar se 55- vjeçari është vrarë me një plumb në kokë".
Policia ka nisur hetimet për gjetur autorin si dhe zbardhur rrethanat e kësaj ngjarjeje. Mësohet se 55- vjeçari ka qenë shofer autobuzi. /a.ke/