English

Hiri vullkanik, kompanitë ajrore kërkojnë dëmshpërblim

Londër, 29 maj, NOA - Anulimi i më shumë se 5 mijë fluturimeve për disa ditë nga vullkani i Islandës ka bërë që mjaft kompani ajrore të pësojnë dëme financiare të konsiderueshme.

Një prej kompanive, anglezja “Easyjet” do kërkojë dëmshpërblimin financiar për humbjet që ka pasura gjatë dy muajve të fundit.

Zyrtarëve të kësaj kompanie kanë deklaruar për mediat se fatura e dëmshpërblimit do t’u kërkohet institucioneve të kontrollit ajror në Europë.

Kompania deklaroi se gjatë ditëve të fundit ka qenë në presion nga klientët e saj, të cilët kanë kërkuar kthimin e parave të shpenzuara për biletat e papërdorura. Dëmi i shkaktuar nga vullkani është në qindra miliona euro.

Kompania “Easyjet” argumentoi në deklaratën e saj se nuk është ajo që duhet të paguaj faturat e klientëve.

Pritet që edhe kompani të tjera të ndjekin shembullin e kompanisë angleze.

m.xh./NOA

KOMENTE