English

Hungari - Kryeministri Viktor Orban Bën Betimin Para Parlamentit

BUDAPEST, 29 maj /ATSH-AFP/ - Parlamentit të ri të Hungarisë, që u zgjodh muajin e kaluar në zgjedhjet e përgjithshme mbështeti sot në Budapest kryeministrin e ri hungarez, Viktor Orban. Parlamenti, ku partia 'Fidesz' e Viktor Orban ka një mazhorancë prej dy të tretash, votoi 261 pro dhe 107 kundër në mbështetje të Viktor Orban, pa abstenime. Pas votimit, ku u miratua gjithashtu edhe programi qeveritar, Orban bëri betimin dhe deputetët nderuar duke kënduar himnin kombëtar të Hungarisë. Vizita e parë zyrtare e Orban, në detyrën e kryeministrit do të jetë drejt Polonisë, ndryshe nga vizitat tradicionale që më parë janë bërë drejt Austrisë, Gjermanisë apo edhe Francës./ /i.p/
KOMENTE