Indi - Arrin Në 90 Numri I Të Vdekurve Pas Daljes Nga Shinat Të Një Treni
SARDIHA (Indi), 29 maj /ATSH-AFP/ - Të paktën 90 persona humbën jetën pas daljes nga shinat të një treni të itinerarit Kalkuta-Bombei, në perëndim të Indisë, sipas një bilanci të ri të njoftuar sot nga forcat e shpëtimit.
''Më shumë se 30 orë pas ngjarjes, bilanci vazhdon të rëndohet'', njoftuan forcat e shpëtimit, të cilët po vazhdojnë akoma të nxjerrin trupa nga vagonët e dislokuar.
"Deri tani bilanci i viktimave ka arritur në 90'', deklaroi inspektori i përgjithshëm i policisë, Surajit Kar Purakayastha./
/ec/