English

Internacionalja Socialiste, Nastase: Palët Të Bëjnë Kompromis

TIRANË, 29 Maj /ATSH- M.Shkurta/.- Ish-kryeministri i Rumanisë, Adrian Nastase, pjesëmarrës në mbledhjen e komitetit të IS për Europën Juglindore, që po zhvillohet në Tiranë, i bëri apel të dy forcave politike në Shqipëri të gjejnë kompromisin për zgjidhjen e krizës, në mënyrë që liberalizimi i vizave të mos pengohet për shkak të situatës politike. Në një prononcim për mediat, ish-kryeministri i Rumanisë, Nastase, propozoi organizimin e një tryezë të përbashkët për palët, duke theksuar se "kjo është rruga më e mirë për t'i treguar Brukselit gatishmërinë për të qenë pjesë e Europës". Sipas tij, forcat politike duhet të ulen në një tryezë dhe të dalin me një dokument të përbashkët, ku të zgjidhen problemet e së shkuarës, por edhe ato që shqetësojnë të ardhmen. "Partitë politike duhet të mblidhen së bashku dhe t'i përcjellin Brukselit mesazhin se janë gati të bëhen pjesë e Europës", theksoi Nastase./s.s./
KOMENTE