Internet - ''Facebook'' Faqja Më E Vizituar Në Botë, E Dyta ''Yahoo''
- Klasifikimi publikohet nga ''Google'' -
ROMË, 29 maj /ATSH-ANSA/ - ''Facebook'' është "zoti" i rrjetit.
Dhe kurorëzimin e bën rivali i tij, të paktën për sa i përket vizitave.
''Google'', në faqen për reklamat "adPlanner" ka publikuar listën e 1 000 faqeve më të vizituara në botë.
Rrjeti social kryeson me 540 milionë vizitorë në muaj. ''Facebook'' arrin të tërheqë 35,2 për qind të popullsisë botërore në internet dhe është i pari edhe për numrin e faqeve të vizituara (570 miliardë).
Lista nuk është e plotë sepse nuk përmban pjesën më të madhe të pronësive të ''Google'' si ''YouTube'', ''Gmail'' ose vetëm motorin e kërkimit.
Në vend të dytë rezulton ''Yahoo'' me 490 milionë vizita në muaj.
Kjo faqe, që përdoret nga shumë përdorues interneti si faqja kryesore në shfletuesin e tyre, arrin të tërheqë 31,8 për qind të popullsisë botërore në internet dhe ka 70 miliardë faqe të vizituara në muaj.
Menjëherë pas tij, në vend të tretë, vjen ''Windows Live'' me 370 milionë vizitorë. Ndër faqet e tjera të para në renditje janë ''msn.com'' (vendi 5-të), ''Baidu'' (vendi 8-të), ''Sina.com.cn'' (vendi 11-të) dhe ''163.com'' (vendi i 15-të).
Në 20 faqet e para figurojnë edhe pesë faqe që nuk janë pjesë e programit reklamues të ''Google''.
Ndër to, enciklopedia botërore ''Wikipedia'' në vendin e katërt me kuotën 310 milionë dhe faqja zyrtare e shfletuesit ''Mozilla'' në vendin e dhjetë me 140 milionë vizitorë çdo muaj. Edhe ''Twitter'' ka marrë një renditje jo të keqe, në vendin e 18-të, me 98 milionë vizitorë.
Veç ''live.com'', të tjerë motorë kërkimi renditen në vendet e larta të klasifikimit, si ''Bing'' në vendin e 13-të, ''Ask'' në të njëzetin.
Ndër faqet e informacionit e para është ''Cnet'', e 35-ta, që publikon lajme për teknologjinë.
Ndër faqet e shtypit renditen ''BBC'' në vendin e 43-të, ''CNN'' në vendin e 64, ndërsa ''New York Times'' në vendin e 83-të.
Ndër faqet e tjera të njohura anembanë botën janë ''Microsoft'' në vendin e 6-të, ''Adobe'' në vendin e 14-të, ''Amazon'' në vendin e 22, ''eBay'' në vendin e 24, ''Apple'' në të 27-in dhe ''Hotmail'' në vendin e 30-të.
Më poshtë vijon lista e dhjetë faqeve më të vizituara në botë:
FAQJA VIZITORË/MUAJ PËRQINDJA FAQET E VIZITUARA
1 facebook.com 540,000,000 35.2% 570,000,000,000
2 yahoo.com 490,000,000 31.8% 70,000,000,000
3 live.com 370,000,000 24.1% 39,000,000,000
4 ëikipedia.org 310,000,000 20% 7,900,000,000
5 msn.com 280,000,000 18.1% 11,000,000,000
6 microsoft.com 230,000,000 14.8% 3,300,000,000
7 blogspot.com 230,000,000 14.7% 4,400,000,000
8 baidu.com 230,000,000 15% 27,000,000,000
9 qq.com 170,000,000 11.1% 25,000,000,000
10 mozilla.com 140,000,000 9.2% 2,100,000,000
/e.v/ a.jor.