Irani Përshëndet Rezultatin E Konferencës Për Rishikimin E Tnp-Së
TEHERAN, 29 maj /ATSH-AFP/ - Irani përshëndeti sot rezultatin e konferencës për rishikimin e Traktatit të Mospërhapjes së Armëve bërthamore (TNP), që arriti në një marrëveshje për krijimin e një zone çmilitarizimi në Lindjen e Mesme që i kërkon Izraelit të vendosë të gjitha instalimet e saj nën kontrollin ndërkombëtar.
"Është një hap drejt krijimit të një bote pa armë bërthamore'', theksoi Ali Asgar Soltanieh, përfaqësues i Iranit në Agjencinë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (IAEA) në një intervistë për agjencinë zyrtare të lajmeve ''Irna''.
I pyetur mbi rezervat amerikane përsa i përket kërkesës së bërë në Izrael, Soltanieh theksoi se ato ishin simbolike.
''SHBA-ja është e detyruar të ndjekë kërkesën e komunitetit botëror ku thuhet gjithashtu se është e rëndësishme që Izraeli të anëtarësohet në traktat dhe t'i vendosë të githa objektet e tij bërthamore nën garancitë e Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Bërthamore, IAEA'', shtoi ai./
/ec/