English

Jemen: Të Paktën Tre Të Vdekur Nga Dy Sulme Separatiste Në Jug Të Vendit

SANA, 29 maj /ATSH-AFP/ - Të paktën tre ushtarë jemenas mbetën të vdekur dhe mbi 11 të tjerë janë plagosur në dy sulme të grupeve militante separatiste në një rajon jugor të Jemenit, njoftoi sot në faqen e saj zyrtare të internetit Ministria e Brendshme. Në incidentin e parë, dy ushtarakë humbën jetën dhe 11 të tjerë u plagosën kur automjeti i tyre doli nga rruga dhe u përmbys gjatë një sulmi të separatistëve në Al-Raha, qytezë e rajonit Malah, në provincën Daleh, theksoi ministria. Në incidentin tjetër, një ushtarë humbi jetën dhe disa të tjerë u plagosën ndërkohë që gjatë patrullimit automjeti i tyre u ndodh nën breshërinë e zjarri të hapur nga një grup personash të armatosur në Houbail Chams, po ashtu në rajonin Malah, shtonte ministria e cila për këto sulme fajësonte separatistët./ /i.p/
KOMENTE