Katër Vende Të Ballkanit Në Sarajevë Për Zhvillimin E Bashkëpunimit Mes Tyre
SARAJEVË, 29 maj /ATSH-AFP/ - Drejtuesit e katër vendeve të Ballkanit, Serbia, Bosnje Hercegovina, Kroacia dhe Mali i Zi u mblodhën sot në Sarajevë për të konfirmuar dëshirën e tyre për zhvillimin e marrëdhënive në kuadër të integrimit evropian, për t ëcilin po aspirojnë të gjithë.
Takimi i presidentëve serb, kroat dhe malazez, Boris Tadiç, Ivo Josipoviç dhe Filip Vujanoviç, me kolegët e tyre të presidencës boshnjake dhe veçanërisht me Haris Silajdzic, u zhvilluan disa ditë para një takimi të rëndësishëm mes Mashkimit Evropian dhe Ballkanit që do të zhvillohet më 2 qershor në Sarajevë që do t'i kushtohet perspektivës everopiane të Ballkanit Perëndimor.
Takimi u zhvillua nën kujdesin e Iniciativës Igman, një rrjet rajonal joqeveritar që ka për objektiv të provojë paqen në Balkan.
Ky rrjet u krijua në vitin 2000 dhe përfshin OJQ-të e tre vendeve të rajonit si Bosnje Hercegovinë, Serbi, Kroaci, nënshkruese të marrëveshjes së Dejtonit më 1995, që i dhanë fund luftës në Bosnje Hercegovinë 1992-1995.
Katër drejtuesit do të nënshkruajnë një deklaratë të përbashkët për të konfirmuar angazhimin e tyre për afrimin në Bashkimin Evropian dhe përmirësimin e klimës së marrëdhënieve mes vendeve të rajonit, sipas iniciativës Igman./
/ec/