Kazakistan, 29 Maj, NOA – Me një nivel prodhimi prej 1 milion onz në vit deri në 2012-ën, Kazakistani synon që të kthehet së shpejti në prodhuesin kryesor të arit në botë.
Lajmi është bërë me dijeni nga vetë presidenti i këtij vendi, Nursultan Nazarbajev, sipas të cilit, në kompleksin më të madh industrialo-minerar në vend, “Vasilikov”, do të rritet prodhimi për të kapur shifrën e një milion onz në vit në fund të 2012.
Duket se në funksion të kësaj, ka qenë edhe vënia në funksionim e një impianti të ri për përpunimin e arit me vlerë prej 700 milionë dollarësh.
n.e/NOA