Budapest, 29 Maj, NOA – I dyti politikan më papullor në Hungari pas presidentit Lazlo Soliom, lideri i partisë Fidesz, Viktor Orban u votëbesua sot nga Parlamenti hungarez si në postin e kryeministrit.
Për konservatorin e djathtë votuan pro 261 deputetë, 107 votuan kundër dhe 18 abstenuan.
Konservatori i djathtë Orban, në aleancën e tij me Partinë kristian demokrate arriti një fitore historike në zgjedhjet parlamentare të muajit prill, ku fitoi 52.73 për qind të votave të popullit dhe dy të tretat e vendeve në Parlamentin e Hungarisë, përkundër socialistëve që arritën të marrin vetëm 19 përqind të votave në zgjedhjet e përgjithshme parlamentare.
Pas tërë këtyre viteve kur pushtetin e kishin socialistët tashmë pritet krijimi i qeverisë së djathtë që ka në qendër të programit të saj ripërtëritjen e ekonomisë në vend.
mit/NOA