Kriza - Sarkozy Këmbëngul: Të Përforcohet Qeverisja E Eurozonës
PARIS, 29 maj /ATSH-ANSA/ - "Nicolas Sarkozy ngre sërish idenë për një pilotim ekonomik të Evropës nga ana e Eurozonës": ky është titulli i një artikulli që e përditshmja Le Monde i kushton sot hapave të rinj që presidenti francez synon të marrë kundër krizës së euros dhe për ta bindur Gjermaninë të dalë nga "izolimi".
Sipas zyrtarëve pranë tij, shkruan Le Monde, kreu i Elizeut "ngre sërish idenë për krijimin e një forumi të krerëve të Shteteve dhe qeverive të zonës euro, drejtuar nga një sekretar, që do të ishte qeveria e vërtetë ekonomike e Evropës". Një propozim ky që Berlini duket se nuk është gati ta pranojë.
Sarkozy e kishte propozuar këtë ide në vitin 2008, në fund të gjashtëmujorit të tij të presidencës së radhës së Bashkimit Evropian.
/e.v/