English

Kryetari i PS: Liberalizimi i vizave lajm i mirë, të ecim para drejt integrimit

Tiranë, 29 Maj, NOA Update – “Liberalizimi i vizave për vendin tonë nga Bashkimi Evropian, përbën një lajm mjaft të mirë, pasi Shqipëria duhet të ecë drejt integrimit”.

Kështu ka deklaruar kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, gjatë konferencës së Internacionales Socialiste për Evropën Juglindore, duke ripërsëritur në këtë mënyrë qëndrimin e mbajtur prej tij menjëherë pas rekomandimit të Komisionit Evropian për liberalizimin e vizave me Shqipërinë.

Në këtë këndvështrim, Rama përsëriti edhe një herë që ky proces nuk duhet të ndikohet në asnjë mënyrë nga kriza aktuale politike në vendin tonë.

Këtë të fundit, Rama, e ka konsideruar si një krizë aspak të thjeshtë politike, pasi sipas tij, ajo tani është shtruar edhe në tryezën e Strasburgut.

Më tej, Rama tha se Partia Socialiste paraqitet shumë e shqetësuar edhe për realitetin ekonomik në vend, i cili sipas tij, kërcënon vendin tonë.

n.e/NOA

KOMENTE