Kukës: Nis Kupa E Republikës Në Mundje Për Moshat E Reja
KUKËS, 29 maj /ATSH-R.Hoxha/ - Rreth 120 mundës të moshave 14-15 vjeç dhe para të rinjve nisën të shtunën garat për të fituar Kupën e Republikës, në stilin e mundjes së lirë dhe asaj klasike, në Kukës.
Në mundjen e lirë marrin pjesë ekipet e Teutës, Kukësit, Korabit, Vllaznisë, Pukës, Kamzës, Besës dhe Fierit, ndërsa në mundjen klasike konkurojnë ekipet e Kukësit, Partizanit, Beslidhjes, Flamurtarit, Dinamos dhe ekipi privat "Shoqëria Kampione".
Megjithë të nxehtin e ditës së sotme, ndeshjet po ndiqen nga një numër i madh shikuesish nga Kukësi dhe fshatrat përreth tij. Ndeshjet gjykohen nga një grup gjyqtarësh të Federatës së Mundjes.
Kjo garë shoqërohet edhe me veprimtari të tjera fiskulturore sportive të organizuar nga klubi sportiv i Kukësit./ch/