English

Kukës: Studimet Premtojnë Energji Elektrike Nga Era

KUKËS, 29 maj /ATSH-R.Hoxha/ - Studimet për prodhimin e energjisë elektrike nga era në qarkun e Kukësit kanë rezultuar pozitive, por puna ka mbetur në mes për shkak të dimrit. Dy firmat që kanë nisur punën ende s'kanë rifilluar këtë vit. "Na është konfirmuar se studimet do të vazhdojnë edhe gjatë këtij viti, pasi ato të vitit të kaluar kanë dhënë rezultate pozitive, por ende nuk kanë nisur", thotë për ATSH-në zëdhënësi i prefekturës, Ilmi Lisha. Kofnrimi i vazhdimit të studimeve është bërë nga firmat firmat italiane "Bonkomi" dhe "Asja". Deri tani nga firma "Bonkom" janë monitoruar komunat Golaj dhe Gjinaj të rrethit të Hasit si dhe komunta Tërthore, Shishtavec, Topojan e Kalis, të rrethit të Kukësit, ku veprimi i erës është më i ndjeshëm. Nga kjo firmë është ngritur antena dhe është në përfundim studimi për sasinë e shpejtësinë e erës që mundëson prodhimin e energjisë elektrike në komunën e Golajt. "Nga studimi i deritanishëm rezulton se ngritja e centralit me erë në këto zona është me përfitim maksimal, ndaj firma ka nisur procedurat për plotësimin e dokumentacionit", thotë Lisha. Sipas tij, edhe firma "Asja", edhe pse më e vonuar, ka kryer disa studime, rezultatet e të cilave nuk i ka bërë të ditura. Studimi e monitorimi ka dështuar në komunën e Tërthores për shkak se antena e ngritur prej saj është vjedhur nga persona të paidentifikuar. Pavarësisht këtij fenomeni nga firma, "Bonkom" janë plotësuar procedurat ligjore për marrjen me koncension për 35 vjet të zonave të përcaktuara prej saj për vendosjen e pajisjeve, proces që pritet të përfundojë brenda këtij viti. Ndërsa vetëm shtylla kryesore ka një lartësi prej 57 metrash, ndërsa helika e gjeneratorit që mundëson prodhimin e energjisë elektrike nga era ka një lartësi prej 23 metrash. Nga ana e pushtetit vendor firmës i është mundësuar lënia falas e tokës së zonës, në këmbim të shlyerjes falas të një pjese të energjisë elektrike që pushteti vendor shpenzon gjatë një viti./ch/
KOMENTE