English

Me plumb pas koke, gjendet i vdekur në rrugë një shofer autobusi i Elbasanit

Elbasan, 29 Maj, NOA – I goditur me plumb pas koke dhe i lënë i vdekur në mes të natës, rrugëve të qytetit të Elbasanit.

Në këtë gjendje tronditëse është gjetur një viktimë nga kalimtarë të rastit, të cilët pasi e kanë pikasur atë, kanë njoftuar menjëherë forcat policore, që kanë nisur procedimet e para për identifikimin e saj.

Ato konfirmojnë për agjencinë e Lajmeve NOA se viktima është i moshës 52-vjeç, mban emrin Gëzim Alikaj dhe punon si shofer autobusi në Elbasan.

Ndërkaq, nga veprimet hetimore për zbardhjen e kësaj ngjarje, ekspertët po hedhin dyshime se bëhet fjalë për një ekzekutim.

Më tej, bëhet me dijeni se trupi i viktimës do t’i nënshtrohet ekspertizës mjeko-ligjore ndërsa policia ka nisur të marrë në pyetje personat të cilët mund të kenë dijeni për ngjarjen.

n.e/NOA

KOMENTE