Durrës, 29 Maj, NOA – Mes shtetasve që po përpunoheshin në Portin e Durrësit për të hyrë në Shqipëri, shërbimet e Policisë së portit të qytetit bregdetar identifikuan sot dhe arrestuan 24 vjeçarin Avni Mansaku, i shpallur person në kërkim pasi kaloi kufirin shqiptar në mënyrë të paligjshme në janar të vitit të shkuar.
Ndalimi i Mansakut, i lindur në Tiranë dhe banues në fshatin Ndroq u krye rreth orës 10.45 min.
Sipas njoftimit nga Policia e Durrësit, Mansaku u shpall në kërkim nga Drejtoria e Policise së këtij qarku në 24 shkurt të 2009-ës, pasi Prokuroria e Rrethit kishte kërkuar ekzekutimin e vendimit penal të 26 janarit të po atij viti, që e kishte deklaruar këtë shtetas fajtor per vepren penale te kalimit të paligjshëm të kufirit.
Shtetasi Avni Mansaku i është dorëzuar për për procedim penal shërbimeve të Komisariatit të Policise Nr.6, në Tiranë.
mit/NOA