English

Një Tërmet 5,4 Ballë Rihter Godet Veriperëndimin E Kinës

PEKIN, 29 maj /ATSH-AFP/ - Një tërmet me magnitudë 5,4 ballë të shkallës Rihter goditi sot provincën kineze të Qinghai, i njëjti rajon ku një tërmet i fuqishëm shkaktoi më shumë se 2 000 të vdekur muajin e kaluar, njoftoi Instituti Gjeofizik amerikan (USGS). Tërmeti u regjistrua në orën 02:29 GMT dhe u lokalizua në prefekturën e Yushu, rreth 376 kilometra në juglindje të Golmudit, në një thellësi prej 50 kilometrash, pa shkaktuar viktima apo dëme materiale. Sipas zyrës sizmiologjike, tërmeti arriti deri në një magnitudë prej 5,7 ballë të shkallës Rihter. Ky rajon u godit muajin e kaluar nga një tërmet me magnitudë 6,9 ballë Të shkallës Rihter dhe si pasojë humbën jetën të paktën 2 064 persona dhe rezultuan 175 të zhdukur./ /ec/
KOMENTE