English

Panik afër Presidencës, një person dyshohet se kërcënon njerëzit me thikë

Tiranë, 29 maj, NOA – Një tjetër ngjarje e rëndë aludohet se ka ndodhur pak momente më parë në qendër të kryeqytetit. Një person ende i paidentifikuar paraqitet se ka kërcënuar me thikë dhe pistoletë kalimtarët e rastit, bejne te ditur burime ne vendngjarje.

Incideti u raportua se ka ndodhur në afërsi të Presidencës. Sipas dëshmitarëve në vendngjarje, personi mbante në duar një thikë dhe ka qenë i armatosur dhe me një arme te dyshuar si pistoletë.

Ai ka terrorizuar kalimtarët e rasti. Pas sinjalizimit të policisë nga qytetarët, menjëherë në vendngjarje ka mbërritur policia e cila ka bërë rrethimin e perimetrit mes Presidencës dhe Pallatit të Kongreseve.

Nga informacionet paraprake mendohet se personi ka qenë me probleme mendore.

m.xh/NOA (Vijon...)

KOMENTE