English

Paniku afër Presidencës, personi i armatosur po luante film

Tiranë, 29 Maj 2010 NOA – Paniku që u krijua para disa minutash në kryeqytet afër Presidencës erdhi si pasojë e paraqitjes së një të riu me pistoletë por ajo ishte e rreme dhe qarkullimi i personit me të ishte për shkak të interpretimit në një film dhe pikërisht në ato momente po bëheshin provat filmike.

Burime zyrtare policore i konfirmuan agjencisë NOA se janë shoqëruar tre persona për të sqaruar nëse provat filmike që po kryhen pranë Presidencës nga një kompani private janë konform rregullores dhe nëse është marrë leje paraprake për realizimin e këtij filmi në mjedise publike me elementë që shkaktojnë panik sikundër janë armët e zjarrit dhe ato të ftohta dhe pse të rreme.

Kohët e fundit ka nisur edhe në Shqipëri të xhirohen filma dhe serialë nga subjekte private duke shënuar një risi për median tonë, atë të prodhimeve kinematografike jopublike.

r.n/NOA

KOMENTE