Pasqyra E Shtypit Te Kosoves
PRISHTINË, 29 Maj /ATSH-B.Jashari/.- Më poshtë vijojnë titujt kryesorë të gazetave të Kosovës të ditës së sotme:
"Koha Ditore"
Sipas burimeve ndërkombëtare, Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë shpejt do ta mbyllë rastin e Kosovës - Opinioni i GJND-së pritet më 22 korrik - Ekspertë juridikë, por edhe diplomatë të ndryshëm, kanë paralajmëruar se opinioni i GJND-së nuk ka shumë gjasa të jetë prerazi në favor të njërës palë. Madje, shumica janë shprehur se presin një vendim të balancuar, pa gjykim të prerë pro apo kundër pavarësisë
Tituj të tjerë:
Mes zotimit e mundësisë për t'i ndalur zgjedhjet serbe
Krasniqi, i bindur se njohja nga Kuvajti do të vijë shpejt
Avokatët e huaj të interesuar për tregun kosovar
Pagat e aktivistëve të PDK-së mbushin "Fondin Limaj"
"EULEX-i të reformohet, Qeveria ta luftojë korrupsionin"
Fotolajmi - Të tri organizatat që tubojnë ish luftëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe familjarët e tyre kanë paralajmëruar, të premten, se do të dalin në rrugë për të protestuar kundër shkeljes së sovranitetit dhe integritetit territorial të Kosovës në veriun e vendit.
"Express"
Flasin më 22 korrik - Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë, sipas burimeve të Express, më 22 korrik do ta thotë fjalën e saj për Kosovën. Në Ministrinë e Jashtme thonë se ende nuk janë njoftuar zyrtarisht se kur do të flasë Gjykata, por nuk mohojnë se kjo mund të ndodhë në muajin korrik.
Tituj të tjerë:
S'merr kush përgjegjësi
Vetura misterioze
Ai po rren
FIBA aprovon kërkesat
"Bota Sot"
Momenti i fundit i ndërhyrjes së shtetit - Kërkojnë nga Qeveria të ndalojë zgjedhjet serbe
Tituj të tjerë:
Gjyqësori i reformuar do ta ngushtojë hapësirën e korrupsionit
Interpoli: Arrestimet e personaliteteve të Kosovës janë ilegale - Për "fletarrestet" e Serbisë flasin zyrtarët e Interpolit
Feith, koha për rishikim të planit Ahtisari - "Nuk do ta marrim në konsideratë idenë e ndarjes"
Kosova do të ecë shpejt në plotësimin e standardeve
Ironia si konsum politik - Editoriali
"Zëri"
Qeveria injoron Kuvendin - Qeveria nuk do të ndërmarrë veprime konkrete për ndalimin e zgjedhjeve serbe në veri
Tituj të tjerë:
Udhërrëfyesi për vizat këtë verë
Sejdiu: UNMIK-u ta përmbyllë misionin
Zvarritet demarkacioni me Malin e Zi
Anglisht nga klasa e parë
Editorialin - Zotim as për 24 orë
"Lajm"
Qeveria dhe EULEX-i indiferentë ndaj zgjedhjeve të Serbisë në Kosove - Veriu ngrin të gjithë
Tituj të tjerë:
Kosova e përkushtuar për plotësimin e udhërrëfyesit - Po hapen dyert e integrimit
Ulrike Lunacek shpalos politikën e Parlamentit Evropian për Ballkanin - S"ka BE për Serbinë pa e njohur Kosovën
Qendra Klinike Universitare në panairin mjekësor - Imazhi i mjerimit
Ministrive u tkurret buxheti
"Infopress"
Kosova në rrugë të mbarë për BE - Qeveria e përkushtuar të përmbushë kriteret për integrimin e Kosovës në BE
Tituj të tjerë:
Premtimi i Kuvajtit
Kujdes Mitrovicën të dielën!
S'ka BE për Serbinë pa njohur Kosovën
Raporti i NCAFP-së, s'është i qeverisë amerikane
Editorial - Kuvendi i shqiptarëve
"Epoka e Re"
Nesër: për sovranitet! - Durimi dhe përulja e qytetarëve të vendit do të marrin fund të dielën në orën 12:00 në Mitrovicë - Organizata e Veteranëve të Luftës të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVLUÇK) të premtën nëpërmjet një konference për media ka bërë të ditura detajet e protestës që do të mbahet më 30 maj në Mitrovicë në mbrojtje të sovranitetit të Kosovës
Tituj të tjerë:
EULEX-i e lë të lirë veriun për zgjedhjet e Serbisë
Thaçi: Në verë udhërrëfyesi për liberalizimin e vizave
Kuvajti së shpejti zyrtarizon njohjen e Kosovës
Haradinaj: Nëse vi në pushtet, veriun do ta kem prioritet
"Kosova Sot"
Soditin zgjedhjet e paligjshme - Politika zyrtare e Kosovës nuk mbështet ndalimin me forcë të zgjedhjeve ilegale në veri. Ligjvënësit kosovarë nuk janë optimistë se Qeveria do të zbatojë në tërësi qëndrimin e Kuvendit të Kosovës për të parandaluar mbajtjen e votimeve paralele në veri
Tituj të tjerë:
Policia lë në terr Gjykatën Supreme
S'ka listë të zezë për bizneset
Editoriali - Kursimi evropian dhe luksi kosovar
Poetika në pikturën e Gjelosh Gjokajt
"Tribuna shqiptare"
Zgjedhjet serbe - "Ethet" e së dielës
Tituj të tjerë:
Punë e çmueshme e Naim Malajt
Tiranë - Zgjidhja me ultimatum
Prishtinë - Gatishmëria për njohje
Shkup - Marrëveshja e Ohrit ndreq raportet
Flet Ulrike Lunaçek - Do ta kushtëzojmë Serbinë
Plot reforma për në BE
Koha që të ikë UNMIK-u /a.ke/