English

Preu dru në pyll, paditet nga policia

Korçë, 29 maj, NOA – Policia e Korçës ka nisur procedurat për padi penale ndaj një shtati që ka prerë në mënyrë të paligjshme dru në pyll.

Policia konfirmon se personi ndaj të cilit ka nisur ndjekja penal në gjendje të lirë është Ferdinant Skënderasi, 30 vjeç, nga fshati Porodinë i rrethit të Korçës.

Sipas policisë “ky shtetas në afërsi të fshatit Goskovë të Korçës, është kapur me mjetin tip “Ifa” me targë KO 3697 A të ngarkuar me 10 m kub dru zjarri prej ahu pa dokumentacionin përkatës.

Materialet i kaluan Prokurorisë për hetime të mëtejshme”, thuhet në njoftimin zyrtar të Policisë së Korçës.

Vepra penale pwr tw cilwn akuzohet Skwnderasi wshtw “Prerje e paligjshme e pyjeve”.

m.xh/NOA

KOMENTE