Tiranë, 29 maj, NOA - “Ne jemi në dispozicion të zgjidhjes”. Kjo është deklarata që ka bërë sot Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama, në lidhje me situatën politike ne vend, pas takimin me përfaqësues të Internacionales Socialiste.
“Për ne ka një kompromis të arsyeshëm që i hap rrugën transparencës dhe garanton mbarëvajtjen e punës së parlamentit. Duke krijuar të gjitha kushtet që të shkohet përpara me reformat për të cilat ka nevojë vendi, por të cilat pa procesin e transparencës janë thjeshtë një teatër që nuk i duhet askujt. Ne në asnjë mënyrë jo”, u shpreh Rama.
Kryetari i PS-së, gjatë fjalës së tij për gazetarët, ka falënderuar dhe përfaqësuesi e Internacionales Socialiste për mbështetjen.
Në mënyrë të veçantë ai ka vlerësuar kontributin e Sekretarit të përgjithshëm të Internacionales Socialiste, Luis Ajala dhe bashkëkryetarin komiteti për Europën Juglindore të Internacionales, ish kryeministrin e Bullgarisë, Sergei Stanishev.
Ai vlerësoi se këta personalitete e kanë mbështetur Shqipërinë dhe Partinë Socialiste.
Nga ana tjetër kreu i PS-së ka theksuar se është e domosdoshme vendosja e standardit të transparencës.
“Në emër të Partisë Socialiste të Shqipërisë nënvizuam domosdoshmërinë që kriza të kapërcehet si krizë politike dhe politika të fokusohet në krizën tërësore të vendit që ka të bëjë me garancitë që i lypsen demokracisë, reformat që i duhen shtetit të së drejtës dhe ndërhyrjet e domosdoshme për të cilat ka nevojë ekonomia”, ka thënë Rama.
m.xh/NOA