English

Rritja E Prodhimit Vendas, Ka Ulur Çmimet E Artikujve Bujqesorë

TIRANE, 29 Maj /ATSH,E.Xhajanka/ .- Këtë sezon rritja e prodhimit vendas ka sjellë gradualisht uljen e çmimeve të artikujve bujqësore. Sipas statistikave nga Ministria e Bujqësisë, gjatë kësaj jave, në krahasim me javën e kaluar, çmimet e rreth 50 % të artikujve bujqësorë kanë vazhduar të ulen. Ndërkohë, me rritje të çmimit rezultojnë prodhimet që janë në fillim të sezonit dhe një pjesë e prodhimeve të importit, ku kryesojnë frutat me rreth 4,5 lekë/kg me tepër. Po sipas të njëjtit burim, për produktet e tjera në grupin e ushqimeve mish, bulmet, dhe ushqime te importit si, vaj, makarona etj, gjatë kësaj jave, është ruajtur i njejti nivel çmimi sa një jave më parë. Për ditën e sotme, çmimet e artikujve kryesore bujqësore në tregun e shitjeve me shumicë në Tiranë, sipas informacionit nga "Green market", janë si më poshtë: Nr. ArtikujÇmimi (Lekë/Kg) 1Domate50 lekë/kg 2Trangull60 lekë/kg 3Speca100 lekë/kg 4Patllixhane 90 lekë/kg 5Patatet49 lekë/kg 6Qepët48 lekë/kg Nr. ArtikujÇmimi (Lekë/Kg) 1Portokalle 80 lekë/kg 2Limona 90 lekë/kg 3Ullinj 150 lekë/kg 4Mollë 67lekë/kg 5Qershitë 200 lekë/kg 6Kajsitë 150 lekë/kg /a.ke/
KOMENTE