English

Sarajevë - Tadiç: Bllokimi I Zgjerimit Të Be-Së Do Të Ishte Një Gabim I Rëndë

SARAJEVË, 29 maj /ATSH-ANSA/ - Presidenti serb Boris Tadiç deklaroi sot se "bllokimi i procesit të zgjerimit të Bashkimit Evropian me vendet e Ballkanit Perëndimor do të ishte një gabim tepër i madh që do të kishte pasoja të tmerrshme në rajon". Për Tadiçin, i cili foli në Sarajevë gjatë zhvillimeve të takimit Iniciativa Igman me kolegët e Kroacisë, Bosnjes dhe Malit të Zi, vendet e rajonit nuk duhet të paguajnë pasojat e krizës ekonomike dhe financiare. "Ne kemi vëmë re një lloj ngadalësimi në procesin e zgjerimit të Bashkimit Evropian. Por nëse politika e zgjerimit do të bllokohej për shkak të krizës ekonomike, BE-ja do të bënte me këtë një gabim të pajustifikueshëm dhe kjo do të kishte pasoja të tmerrshme në rajon", deklaroi Tadiç. "Kriza nuk nisi në BE dhe as nuk u shkaktua nga politika e zgjerimit. Kriza nisi në qendra të tjera financiare dhe qytetarët e Ballkanit perëndimor nuk duhet ta paguajnë pasojat e saj", shtoi Tadiç. Më 2 qershor, gjithmonë në Sarajevë, është në program një konferencë e rëndësishme e organizuar nga Bashkimi Evropian për perspektivat evropiane të Ballkanit Perëndimor. /e.v/ a.jor.
KOMENTE