English

Shëndetësi - Sondazh - Rritje E Ndjeshme E Duhanpirësve Në Spanjë

ROMË, 29 maj /ATSH-ANSA/ - Katër vjet nga hyrja në fuqi e ligjit kundër duhanit, në Spanjë numri i duhanpirësve rritet, ndryshe nga çfarë ndodh në pjesën tjetër të Bashkimit Evropian, shkruan sot gazeta ''El Pais'' duke vënë në dukje të dhënat e një sondazhi të Eurobarometrit, zhvilluar me rastin e Ditës Botërore pa Duhan, që përkon të hënën më 31 maj. Sipas rezultateve të studimit, aktualisht 35 për qind e spanjollëve pi duhan, ndërsa tre vjet më parë pinte duhan vetëm 34 për qind e popullsisë spanjolle. Dhe ndërkohë në Bashkimin Evropian, në të njëjtën periudhë, përqindja e duhanpirësve është reduktuar nga 32 për qind në 29 për qind. Megjithatë, duhanpirësit spanjollë rezultojnë se pinë një numër më të vogël cigaresh në ditë, krahasuar me mesataren evropiane. Spanjollët konsumojnë mesatarisht 13.9 cigare në ditë, kundrejt 14.4 të BE-së, ku rekordi mbahet nga Greqia dhe Qipro me më shumë se 21 cigare në ditë. /e.v/ a.jor.
KOMENTE