English

Sot Finalja E Eurosong, Shqipëria E 15-Ta

TIRANË, 29 Maj/ ATSH/.- Finalja e Festivalit Europian 'Eurosong', i cili po zhvillohet në Oslo të Norvegjisë, do të jete sot në mbrëmje, ku Shqipëria përfaqësohet nga këngëtarja Juliana Pasha, që do të këndojë e 15-ta këngën e saj "It's all about you" (Nuk mundem pa ty). Këngëtarja 30-vjeçare Juliana Pasha me këngën "It's all about you", me muzikë të Ardit Gjebresë dhe vargje të Pirro Çakos, përfaqëson vendin tonë në edicionin e 55-të të këtij festivali. Kënga prej tre minutash u këndua e gjitha në versionin anglisht natën e parë të këtij Festivali. Regjistrimi, miksimi, masterizimit dhe postproduksioni i videoklipit, është realizuar në disa studio evropiane dhe amerikane të regjistrimit. Juliana Pasha fitoi të drejtën për të përfaqësuar Shqipërinë në Festivalin Evropian, pasi fitoi festivalin e 48-te të këngës në RTSH me këngën "Nuk mundem pa ty". Këngëtarja me zë potent Pasha e çon në 7 numrin e pjesëmarrjeve të Shqipërisë në këtë kompeticion të rëndësishëm të muzikës europiane, ku për herë të parë Shqipëria u përfaqësua nga Anjeza Shahini, e cila u rendit e 7-ta në finalen që u zhvillua në Stamboll. /s.d//a.ke/
KOMENTE